Kaloni te përmbajtja kryesore

Greqia arriti pajtimin me kreditoret për pakon e re të ndihmave

Pas bisedave që zgjatën disa muaj

Qeveria e Greqisë ka kumtuar sot se ka arritur marrëveshjen me kreditorët ndërkombëtarë për kushtet e pakos së re të ndihmave financiare, pas bisedave që zgjatën disa muaj.

Kushtet që Athina duhet të plotësoi për të marrë pakon e re të ndihmave përfshijnë edhe uljen e serishme të pensioneve gjatë vitit 2019 dhe obligimin që të ruhet suficiti i lartë primar i buxhetit, pas skadimit të programit aktual të ndihmave vitin e ardhshëm, shkruan rtv21.tv

Qeveria e majtë e Kryeministrit Aleksis Cipras duhet të miratoi masat e reja të kursimit deri kah mesi i majit, në mënyrë që ministrat e Financave të jenë në gjendje që të zhbllokojnë fondet për Athinën, në takimin që do të zhvillohet më 22 maj.

Greqia që nga viti 2010 është e varur nga ndihmat ndërkombëtare dhe për të siguruar mjetet, Athina ka qenë disa herë e detyruar gjatë shtatë viteve të kaluara të ul pagat dhe pensionet. Recesioni i thellë shkatërroi gati një të katërtën e ekonomisë, ndërsa çdo i katërti grek i punësuar mbeti i papunë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button