Grenell: Gjykatat në Serbi dhe në Kosovë po jepnin miliona e miliona dollarë

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka folur për prokurorin Jack Smith dhe arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se sa ishte në krye të SHBA-së, ish-presidenti Donald Trump, kishin negociuar katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, marrëveshja e fundit ishte e madhe dhe konsiderohej të bënte normalizimin ekonomik.
Grenell ka thënë se me Kosovën dhe Serbinë kishin diskutuar edhe për idenë e mundshme të heqjes së forcave të NATO-s nga Kosovë.
Ka shtuar se kishin bërë shumë progres në dialog, deri kur erdhi sipas tij, ekipi i presidentit Joe Biden i cili vendosi që evropianët të ishin në krye të dialogut.
Ai ka thënë se kishin vendosur që krimet serbe të gjykoheshin nga Gjykatat në Serbi dhe ato të Kosovës nga Gjykatat në Kosovë.
“Gjykatat në Serbi dhe në Kosovë po jepnin miliona e miliona dollarë për të trajnuar gjykatësit e prokurorët e tyre dhe ishte koha që ata të realizonin të drejtën e tyre dhe t’i jepnin fund kësaj gjykate ndërkombëtare ku Jack Smith ishte prokurori i Hagës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kishte vendosur të informojë Departamentin e Drejtësisë se palët do të binin dakord për t’i dhënë fund gjykatës së Hagës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?