Kaloni te përmbajtja kryesore

Grabiten para në një pikë të postës në Prishtinë

Mbrëmjen e sotme është grabitur një postë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një person ka grabitur një shumë parash dhe se rasti po hetohet për identifikimin edhe arrestimin e tij.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar“, ka njoftuar Policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button