Kaloni te përmbajtja kryesore

Gllareva, mjeku që operoi ish-Presidentin: Thaçi refuzoi trajtim VIP dhe tregoi besim tek mjekët e Kosovës

(Lajm i përditësuar)

Gllareva, mjeku që operoi ish-Presidentin: Thaçi refuzoi trajtim VIP dhe tregoi besim tek mjekët e Kosovës

Kandidati për deputet nga PDK, Bashkim Gllareva i njohur si mjeku që kreu operacionin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ndarë përvojën e tij të veçantë me pacientin e parë në kujdestarinë e tij si specialist.

Ai e përshkruan Thacin si një person modest, me respekt të madh për institucionet publike dhe mjekët e Kosovës.

“Ka qenë viti 2020 kur Thaçi kishte një problem shëndetësor dhe unë isha mjek kujdestar. Ishte fati që ai të ishte pacienti im i parë në kujdestarinë time si specialist. Ka qenë një pacient i qetë dhe shumë falënderues, më besoi dhe unë i kam sugjeruar të marrë edhe mendime të tjera dhe konsultime, por ai nuk deshi. Karakteristikë e tij ishte besimi tek institucionet publike, pavarësisht sa të brishta ishin, dhe besimi tek mjekët e Kosovës. Ishte shumë modest, nuk deshi trajtim të veçantë – nga menaxhmenti i asaj kohe i u ofrua një dhomë VIP brenda QKUK-së, madje edhe në repartin intensiv, por ai i refuzoi të dyja. Ishte i jashtëzakonshëm edhe karshi liderëve të tjerë që nuk i vizitojnë kurrë,” tha Gllareva.


”Fushatë më e qetë” Gllareva: PDK e ka edukuar VV-në

Kandidati për deputet nga PDK, Bashkim Gllareva në ”Click” të RTV21 ka komentuar fushatën zgjedhore, duke theksuar ndryshimin në qasjen e partive.

“Fushata është e moderuar – këtë e ka bërë PDK-ja dhe Bedri Hamza. Në zgjedhjet e kaluara, pas rezultateve, qytetarët i quajtën ‘hajvanë’, por nuk mori të njëjtën kundër përgjigje. Ne e kemi edukuar VV-në; tani po bën fushatë më të qetë dhe më të kulturuar. Megjithatë, ata nuk po mund të dalin nga egot e tyre, por qytetari këtë herë do t’u japë përgjigjen e duhur,” tha Gllareva.


Gllareva: Sindikatat publike dhe private duhet të funksionojnë pa presion politik

Kandidati për deputet nga PDK, Bashkim Gllareva në ”Click” të RTV21 ka kritikuar qeverisjen aktuale për kontrollin mbi sindikatat, duke premtuar se nën qeverisjen e PDK-së, sindikatat publike dhe private do të jenë të pavarura dhe pa presion politik.

“Në pesë vitet e fundit, qeveria ka kapur të gjitha sindikatat, publike apo private. Nga ana jonë, sindikatat do të jenë të lira dhe nuk do të kenë presion qeveritar. Ato nuk do të jenë të kërcënuara politikisht me vendet e punës, ashtu siç ndodh tani,” tha Gllareva.


Gllareva: Populli ia tregoi vendin Kurtit, PDK drejt fitores

Kandidati për deputet nga PDK, Bashkim Gllareva, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po e humbin besimin tek kryeministri Albin Kurti dhe qeverisja e tij. Sipas tij, rezultatet e terrenit tregojnë mllefin dhe zhgënjimin e popullit, ndërsa PDK pritet të dalë fituese në zgjedhje.

“Ai ka kërkuar edhe më herët 51% dhe 61%, por populli ia tregoi vendin. PDK-ja do të dalë fituese. Ne në terren e shohim mllefin e qytetarëve – ata kanë humbur besimin elektoral dhe shpresën për këtë vend. Sipas të dhënave nga terreni, kjo është mjaft shqetësuese,” tha Bashkim Gllareva.


Gllareva: Të gjithë mjekët e papunë do të punësohen, shëndetësisë do t’i kthehet dinjiteti

Kandidati për deputet nga PDK, Bashkim Gllareva, në ”Click” të RTV21 ka prezantuar zotimet e partisë për sektorin e shëndetësisë, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe ministrin e Shëndetësisë. Ai tutje tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kapur bordin e shkollimit specialistik dhe ka dëmtuar sistemin shëndetësor.

“Të gjithë mjekët që janë pa punë do të punësohen. VV-ja e ka kapur bordin e shkollimit specialistik. Ne do t’ia kthejmë dinjitetin mjekut dhe do ta çmojmë si profesionist. Do të ketë uniforma, standarde dhe barna për t’ua ofruar pacientëve.Çdo vit do të nxjerrim të dhëna se sa mjekë dalin në pension dhe, në bazë të kësaj, do të hapim kuota për shkollim specialistik,” tha ndër tjera Gllareva./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button