Gjykata dënon me 4 vjet burgim të akuzuarin për vjedhje në kazino në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.K., për shkak të veprës penale grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, ka shkruar Gjykata Themelore e Ferizajt në “Facebook”.
Tutje, gjykata ka bërë të ditur se i pandehuri D.K është shpallur fajtor sepse me 14 dhjetor të vitit 2012 nga arka e një kazino në Ferizaj ka marrë 1.500 euro.
“I pandehuri D.K., është shpallur fajtor sepse me datë 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet tutje në njoftim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?