Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjuajtje me armë në Gjakovë, dyshohet për tentim vrasje

Dy grupe raportohet se janë gjuajtur me armë zjarri të dielën në mbrëmje në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

“Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button