Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjuajtje me armë e përleshje me mjete të forta, arrestohen dy persona në Mitrovicë

Sot rreth orës 17:00 janë arrestuar dy të dyshuar V.B 26 vjeçar dhe A.B 33 vjeçar, nga Mitrovica pasi që të njëjtët janë përfshirë në veprën penale ”Vrasje në tentativë”.
Të dyshuarit në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, megjithatë nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.
”Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek. Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ”Vrasje në Tentativë”, ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Zahiti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button