Kaloni te përmbajtja kryesore

“Gjuajtën me pistoletë dhe kallashnikov”, Prokuroria nis hetimet ndaj tre vëllezërve që dyshohen për vrasje

Nga Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se kanë dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre vëllezërve të cilët dyshohen për vrasjen e 35-vjeçarit me iniciale R.K. në Debresh, përcjell TV21.

Nga Prokuroria thonë se vëllezërit dyshohet se me paramendim kanë privuar nga jeta bashkëfshatarin e tyre, ndërkaq motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja.

“Në ditën kritike fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes njërit prej vëllezërve dhe viktimës. Pas përleshjes, i dyshuari ka thirrur vëllezërit e tij, të cilët të revoltuar kanë marrë armë zjarri nga shtëpitë e tyre – një kallashnikov dhe një pistoletë. Të tre kanë shkuar në shtëpinë e viktimës me një veturë të tipit “Volvo” me targa të Zvicrës. Kur e kanë gjetur, kanë qëlluar drejt tij me pistoletë dhe me automatik, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë zjarri nga të cilat viktima ka ndërruar jetë menjëherë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button