Gjobiten shoferët që bënin gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj më 19 dhjetor ka gjobitur personat me inicialet H.A. (24) dhe S.A. (21), pasi në rrugën “Rexhep Bislimi” një ditë më parë, me veturat e tyre kishin bërë gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Ndaj tyre policia shqiptoi gjoba për secilin nga 150 euro dhe një pikë negative.
Policia në Ferizaj apelon shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, pasi veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Policia kërkon nga qytetarët që të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?