Gjiko pranon mesazhe mbështetëse, demanton se ka dëshmi të rastit për të cilin akuzohet
Reperi shqiptar, Asdren Gjikolli – Gjiko tashmë një kohë po përballet me një akuzë të rëndë, gjë që e ka bërë atë kryelajm në mediat rozë.
Një vajzë e rritur në SOS Fshatrat ka paditur reperin për dhunim, që sipas saj ngjarja e rëndë supozohet të ketë ndodhur kur ajo ishte veç 15 vjeç.
Kjo padyshim është mohuar kategorikisht nga reperi, duke thënë se e gjitha është inskenim dhe mashtrim nga vajza.
Përmes Instagramit, Gjiko ka thënë se vajza në bashkëpunim me gazeta online kanë publikuar artikuj pa dëshmi se ai ka kryer këtë akt.
Reperi u ka kërkuar mediave të cilat dolën me lajmin se ai ka kryer këtë akt, t’I publikojnë edhe dëshmitë që I kanë.
Pas kësaj, ai ka pranuar qindra mesazhe mbështetëse nga ndjekësit në Instagram.
Në disa prej tyre, të cilat vet Gjiko I ka publikuar në InstaStory, fansat kanë shkruar se I besojnë rrëfimit të tij dhe të njëjtit e quajnë inskenim.

Gjiko po ashtu për këtë çështje I është drejtuar organeve të drejtësisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?