Gjeneralmajori turk Ozkan Ulutas merr komandën e KFOR-it në Kosovë

Komandanti dhe gjeneralmajori Angelo Michele Ristuccia ia ka dorëzuar komandën e misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë pasardhësit të tij turk gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë një ceremonie të mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.
KFOR ka njoftuar se ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it u kryesua nga komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch dhe morën pjesë shumë autoritete civile, ushtarake dhe diplomatike.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?