Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenerali amerikan vlerëson progresin e FSK-së gjatë vizitës në Kosovë

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn, ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila u vlerësua si një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve ushtarake në kuadër të programit të partneritetit shtetëror.

Vizita e tij nisi me një takim të ngrohtë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku të dy palët diskutuan mbi progresin e deritanishëm dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe GKA-së. Në fokus të diskutimeve ishte përmirësimi i kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe përgatitja për sfidat e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë qëndrimit në Kosovë, Gjenerali Osborn vizitoi disa njësi kyçe të FSK-së. Një ndalesë e rëndësishme ishte Komanda e Logjistikës (KL), ku iu prezantuan zhvillimet e fundit në fushën logjistike, kapacitetet aktuale, sfidat dhe objektivat për të ardhmen. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvoja dhe për të vlerësuar nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike dhe profesionale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button