Gjendet trupi i pajetë i personit që kërceu nga ura e Ujmanit

Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Rrahim Latifit, mërgimtarit i cili që kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik.
Lajmi i është konfirmuar nga FSK-ja, teksa është bërë e ditur se pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.
”FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur. Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur. Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit. Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?