Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Novobërdë.
Ngjarja ka ndodhur dje teksa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Novobërdë 11.11.2025 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?