Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet një trup i pajetë gjatë punimeve në një shtëpi në Prishtinë

Një punonjës ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar, kishte gjetur një trup të pajetë.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën në “Rrugën C” në Prishtinë dhe është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Rr. C, Prishtinë 02.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pa banuar kishte gjetur një trup të pa jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button