Gjendet i vdekur një shofer kamioni
Kamioni ishte i parkuar
Një shofer kamioni është gjetur pa shenja jete në Tiranë, paraditen e së shtunës.
Sipas policisë shoferi u gjet brenda mjetit të tij, në parkingun e një biznesi pranë kthesës së Kamzës.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka njoftuar se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Shtetasi me iniciale V.L., rreth 50 vjeç, nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?