Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj

Është gjetur i vdekur një person dje rreth orës 12:55 në Ferizaj.
“Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është cilësuar “vdekje e dyshimtë”.
Policia tutje ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button