Kaloni te përmbajtja kryesore

Dyshohet se një person është vrarë në Gjilan

Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur  në Gjilan. Dyshohet se i njëjti është qëlluar me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, konfirmoi Hashani.

Ai po ashtu ka thënë Prokurorin e Shtetit, Njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Hashani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button