Gjendet i vdekur në një bunar një person në Abri të Drenasit

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një bunar në pyllin e fshatit Abri të Drenasit, të martën rreth orës 19:40.
Policia në raportin 24 orësh njofton se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?