Gjendet i vdekur 75 vjeçari, po tentonte ta kalonte Oqeanin Atlantik i vetëm
Francezi 75 vjeç, Jean-Jacques Savin i cili po përpiqej të kalonte Oqeanin Atlantik, është gjetur i vdekur në det, ka njoftuar ekipi i tij.
Savin kishte bërë më parë kalimin në një fuçi të madhe në vitin 2019.
“Për fat të keq, këtë herë oqeani ishte më i fortë se miku ynë, i cili e donte aq shumë lundrimin dhe detin”, thuhet në një postim në Facebook.
Savin kishte ndezur dy fenerë të enjten mbrëma, për t’i njoftuar se është në tealshe.
“Familja e tij nuk kishte dëgjuar asnjë lajm prej tij që atëherë dhe shpresonte për një lajm të mirë”, thuhet në postim.
Nuk janë përcaktuar ende rrethanat e sakta të vdekjes së tij.
Ish-parashutisti ushtarak, i cili festoi ditëlindjen e tij të 75-të në det javën e kaluar, u nis nga Sagres në Portugalinë jugore më 1 janar, me synimin për të kaluar vetëm oqeanin.
Të mërkurën, ai shkroi në Facebook se kishte erëra të forta që e bënë udhëtimin e tij më të gjatë për 900 km (560 milje) dhe tha se kishte probleme me energjinë e tij diellore, por gjithashtu kishte njoftuar të gjithë të janë të sigurt, pasi sipas tij nuk ishte në rrezik./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?