Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i groposur një trup në Lipjan, dyshohet për vrasje të rëndë

Në fshatin Baicë të Lipjanit sot është gjetur i groposur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se bazuar në rrethanat fillestare dyshohet për vrasje të rëndë.

Trupi është dërguar për autopsi dhe identifikim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale , ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetiesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button