Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi nga lista e të zhdukurve

Gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, sot janë gjetur mbetje mortore. Në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.
Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata ‘Martirët e Lirisë’ nga Vushtrria.
Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?