Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden katër granata dore në Podujevë, policia i evakuoi qytetarët

Katër granata dore sot janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës.

Për rtv21.tv lajmin e  ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti., e cila ka treguar se në një perimetër të caktuar, policia i ka evakuuar qytetarët.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia  ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)”, tha Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button