Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, të premten janë hasur eshtra të një personi që dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës.

Përmes raportit 24 orësh policia thotë se eshtrat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës.

“Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”, thuhet në raportin e policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button