Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden 86 emigrantë gjatë kontrollit të një kamioni

Mbrëmë në Maqedoninë e Veriut rreth orës 23.30 në vendin e quajtur “Kamenot” në Bogdanci, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Dojran i vjetër” kanë privuar nga liria D.M.(44) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në një kamion “Scania” me rimorkio të cilin ai e drejtonte, u gjetën 86 emigrantë nga Pakistani, Siria dhe India, mes tyre edhe të mitur.
Mërgimtarët janë transportuar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.
Shoferi është ndaluar në komisariat edhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button