Gjashtë viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 1 mijë e 283 raste pozitive me koronavirus. Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 6 mijë e 696 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 26 mijë e 977 qytetarë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 4 mijë e 397 persona.
Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 808 mijë e 218, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 88 mijë e 718 qytetarë, duke e quar në total numrin e të vaksinuarve në 1 miliardë e 792 mijë e 775./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?