Kaloni te përmbajtja kryesore

Gimbo dhe Selina sërish bashkë në Istog, ndan momentin natën vonë

Një prej çifteve më të komentuar dhe më të dashur të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre, e cila duket se po shkon në një drejtim gjithnjë e më serioz.

Së fundmi, dyshja është parë sërish në Istog, vendlindjen e Gimbo-s, ku kanë ndarë momente të qeta dhe të ngrohta, të dokumentuara edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në imazhet e publikuara në Instastory nga Gimbo, shihet një ambient nate, ku dallohet Selin teksa mban veshur një kapelë me gurë, e njëjta me të cilën është shfaqur edhe në profilin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Selin viziton Istogun. Gimbo e ka prezantuar më herët partneren me vendlindjen e tij, përfshirë edhe vizitën e tyre gjatë festës së Bajramit. Ish-banorja duket se është përshtatur mirë me qytetin e origjinës së partnerit, duke e kthyer Istogun në një destinacion të shpeshtë për momentet e tyre së bashku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button