Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla thirrje për zgjim ndërkombëtar: Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë thirrje për zgjim të komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin veprime që të ruhet stabiliteti.

Këtë thirrje Gërvalla e ka bërë duke e publikuar në rrjetet sociale videot  ku nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, shihet pjesë e aksionit të grupit terrorist, që më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës duke e vrarë Afrim Bunjakun.

”Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin”, ka shkruar Gërvalla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button