Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla nuk tregon nëse i kanë numrat: Jemi optimistë, të shohim nëse opozita s’do e bllokojë procesin

Deputetja e zgjedhur nga koalicioni VV-Lista Guxo, Donika Gërvalla gjatë arritjes në Kuvendin e Kosovës, ku në ora 12:00 pritet të vazhdojë seanca konstituive, nuk ka treguar nëse i kanë numrat e mjaftueshëm.

Gërvalla tha se gjithçka do të varet nga vullneti i opozitës. Ajo para mediave u shpreh se se mbetet të shihet nëse opozita do të jetë në gjendje të ndjekë procedurën e seancës së sotme.

“Pak minuta ju bie të prisni, por e gjitha do të varet nga vullneti i opozitës. Presidentja dje ju tregoi se seanca konstituive nuk bëhet për të bllokuar por në sensin e ç’bllokimit. Jemi shumë optimistë e të gëzuar që sot vazhdojmë këtë seancë”, tha Gërvalla para mediave.

Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar të martën, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.

Në këtë seancë duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button