Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla në Konferencën e Frankofonisë, po lobon për njohjen e Kosovës nga shtete afrikane

Me ftesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, e cila si temë qendrore ka “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për qytetarët frankofonë”.

MPJD njofton se në margjinat e kësaj konference dyditore, Ministrja Gërvalla po shfrytëzon mundësinë e takimeve me shumë përfaqësues të shteteve anëtare Frankofone nga Afrika dhe jo vetëm, kryesisht shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, me qëllim lëvizjen e tyre në drejtim të njohjes sa më parë të Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe statusin e vet synon ta avancojë në anëtar me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm të kësaj Organizate që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë, njofton ministria./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button