Gërvalla: Kosova përgjithmonë mirënjohëse ndaj Presidentit Biden

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur admirimin dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës ndaj Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Në një postim në ”X” Gërvalla theksoi rëndësinë e udhëheqjes së Biden-it dhe kontributin e tij të gjatë për lirinë dhe demokracinë globale.
“Populli i Kosovës e admiron dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Udhëheqja e tij në Perëndim dhe kontributi i tij me dekada për lirinë dhe demokracinë globale janë një shërbim për të gjithë botën,” ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?