Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla i uron shërim të shpejtë kryeministrit të plagosur sllovak

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u plagos të mërkurën teksa po takohej me mbështetësit e tij.

Gërvalla ka thënë që autorët e ngjarjes duhet të ndëshkohen.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla në paltformën “X”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button