Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla i reagon Borrellit: A po bën thirrje BE-ja të mos ndëshkohen ata që sulmuan NATO-n?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar Shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili mbrëmë kritikoi arrestimin e pjesëtarëve të bandave kriminale në veri, si dhe marshimin e FSK-së në Mitrovicë të Jugut.

Gërvalla pyeti nëse BE-ja po bën thirrje që të mos ndëshkohen ata që sulmuan trupat e NATO-s.

“Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, shkroi Gërvalla në Twitter. /21Media

Borrell: I alarmuar nga arrestimet e jashtëligjshme të serbëve dhe marshimi i FSK-së

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button