Kaloni te përmbajtja kryesore

Georgina Rodriguez zbuloi se pse gjithmonë mban kuletë me ngjyrë të kuqe

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar se përse gjithmonë mban kuletë të kuqe, përcjell TV21. Jeta e saj ndryshoi në vitin 2016, kur u njoftua me Ronaldon, deri sa punonte në një dyqan të kompanisë “Gucci”. Në intervistë për “VOGUE”, Georgina ka zbuluar se përse mban gjithmonë kuletë të kuqe:

“Është kuleta ime e parë me markë që bleva në Prada, kur punoja për ta. Është e kuqe sepse një klient nga Azia, gjatë Vitit të Ri Kinez, erdhi për të blerë shumë kuleta që ishin vetëm të kuqe, kështu që unë e pyeta pse ishin të gjitha të kuqe, më shpjegoi se ngjyra e kuqe tërheq pasurinë”, theksoi Georgina.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button