Gecaj: Deklaratat për hapjen e fabrikës së monicionit në Kosovë, marketing politik

(Lajm i përditësuar)
Gecaj: Deklaratat për hapjen e fabrikës së monicionit në Kosovë, marketing politik
Hysen Gecaj ekspert i sigurisë në ”Click” të RTV21 komentoi deklaratat e ministrit Ejup Maqedonci për hapjen e një fabrike të monicionit në Kosovë.
Sipas Gecajt, këto deklarata duket se janë më shumë një formë e marketingut politik sesa një ide reale dhe realizueshme.
Ai theksoi se për hapjen e një fabrike të tillë, do të kërkohej një ligj i ri në Parlamentin e Kosovës, që aktualisht nuk ekziston.
”Për mendimin tim të gjitha këto deklaratat tingëllojnë më shumë si marketing politik sesa diçka që është reale. Pikë së pari për prodhimin e monicioneve luftarake duhet të nxirret një ligj i ri në Parlamentin e Kosovës, nuk e kemi këtë. Strategjikisht nëse e shohim këtë element duhet ta kuptojmë që jemi në një fazë kur është bukur investim i madh dhe i vështirë të hapet një fabrikë e monicionit dhe të lihen anahs ndodhsta disa asete që janë më urgjente sepse fishektë për të cilët po diskutohet mund të blihen shumë lehtë nëpër shtete të ndryshme”, tha Gecaj.
Gecaj: Vizita e Mark Rutte në Kosovë do të sjellë mesazhe dhe udhëzime konkrete
Hysen Gecaj ekspert i sigurisë në ”Click” të RTV21 foli për vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.
Sipas Gecajt, kjo vizitë do të ketë një mesazh të qartë dhe do të ofrojë udhëzime konkrete për zhvillimet e ardhshme në rajon, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë.
”Një vizitë e tillë do të ketë një mesazh konkret, vizitë e cila do të jep edhe udhëzime konkrete”, tha Gecaj.
Gecaj: Dy ditë para sulmit ndaj familjes Jashari, vërejtëm lëvizje të ushtarëve serbë
Hysen Gecaj ekspert i sigurisë në ”Click” të RTV21 tha se lëvizjet e trupave ushtarake dhe forcave të tjera serbe në drejtim të Drenicës ishin të dukshme disa ditë para sulmit.
Informacionet, sipas tij, vinin nga qytetarët dhe disa bashkëpunëtorë.
”Dy tri ditë para se të filloj sulmi te familja Jashari ne e kuptuam që ka lëvizje të madhe të trupave ushtarake dhe policiore dhe paraushtarake serbe, të cilat po koncentroheshin nga të gjitha anët në drejtim të Drenicës. Ato informacione na vinin nga qytetarët dhe nga disa bashkëpunëor që i kishim. Dhe një nat para sulmit në familjen Jashari e kuptova që po lëvizë diçka e madhe”, tha Gecaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?