Gati gjysma e banorëve të Prishtinës u infektuan me COVID-19
47 përqind të qytetarëve të Komunës së Prishtinës u infektuan me COVID-19 që prej kur u shfaq pandemia me këtë virus.
Përqindja më e lartë që kanë kaluar koronavirusin është stafi mjekësorë në këtë komunë, ku përqindja arrinë deri në 48 përqind e më pak të infektuar kanë qenë punëtorët e Komunës së Prishtinës.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në prezantimin e Komunës së Prishtinës në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ky hulumtim ka përfshirë 1255 persona.
Ai shtoi gjithashtu se këto hulumtime janë bërë sipas praktikave ndërkombëtare.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?