Kaloni te përmbajtja kryesore

Gashi: Specialja me Prokurorinë e Serbisë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

 

Avokati i OVL të UÇK-së Tomë Gashi arrestimi e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka quajtur politik.

Përmes një postimi në  Facebook, Gashi ka thënë se Gucati e Haradinaj nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por sipas tij,  ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së.

”Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik! Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestu dike te vetin! Qka ka faj Nasimi e Hysniu qe atyne ju rrodhen dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selis se OVL te UÇK-së Keta nuk i hyn me kazem sudit! “Faji” i tyre ishte se e pam qart bashkpunimin e Prokuroris se Serbisë me Gjyjaten Speciale me fabrikim te provave kunder pjestarve te UÇK-së”, ka shkruar Gashi.

Gucati e Haradinaj u arrestuan me 25 shtator nga EULEX-i. Kryetari dhe nënkryetari i OVL UÇK-së janë dërguar në Hagë. /21Media 

Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik!
Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn…

Posted by Tomë V. Gashi on Sunday, September 27, 2020

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button