Kaloni te përmbajtja kryesore

Gashi pas vendimit të Gjykatës: Një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila bëri me dije disa vendime lidhur me procesin tutje të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, ai theksoi se ky vendim vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët.

”Kushtetutesja vendosi! Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Avni Dehari ka shkelur vendimin e saj.  I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë. Deputetët nuk mund të fshihen – duhet të marrin pjesë në votim. Votimi është i hapur – qytetarët kanë të drejtë të shohin se kush dhe si voton. Ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët. Demokracia nuk mbahet me lojëra procedurale, por me respektim të ligjit!”, ka shkruar Gashi në Facebook./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button