Kaloni te përmbajtja kryesore

Gashi: Në horizont po shihet një pjekuri e re politike, sinjal i mirë për vendin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se realiteti është ‘’i qartë’’ se qeveria nuk po formohet dhe s’ka as zgjidhje për rreziqe buxhetore.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se, pozicionet e partive politike janë ngurtësuar dhe se Kosova po mbetet në bllokadë.

Gashi ka theksuar se tani është koha për përgjegjësi politike, dhe se ‘’në horizont po shihet një pjekuri e re politike.

‘’ Ky është sinjali më i mirë që vendi mund ta ketë në këtë moment. Zgjedhjet që po vijnë duhet të jenë garë për zgjidhje, jo për pushtet. Duhet të flasim për programe, jo për përçarje. Të debatojmë për zhvillim ekonomik, për heqjen e sanksioneve, për integrimin e Kosovës drejt BE-së’’, ka deklaruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button