Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 30 korrikut, me ç’rast ka deklaruar se LDK-në nuk e ndal askush dhe se nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda.
Gashi tutje thotë se forca e LDK-së, nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar.
“Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj.Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ky reagim i tij vije pasi Kuvendi i LDK-së ka nxjerrë disa vendime përmes së cilave obligon Grupin Parlamentar për të respektuar vendimet e partisë.
Postimi i tij i plotë:
LDK-në nuk e ndal askush. Nuk e frikëson as presioni nga jashtë, as sfidat nga brenda. Sepse forca e saj nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar.
Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj.
Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj
Jam në politikë jo për të mbrojtur interesa të përkohshme, por për të ndërtuar një LDK më të fortë, më demokratike dhe më besnike ndaj idealit të saj. Sepse vetëm një LDK e tillë mund t’i prijë Kosovës drejt së ardhmes që e meriton.
Për LDK-në. Për Kosovën. Gjithmonë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?