Gashi: Incidenti nuk lidhet me procesin zgjedhor

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, është deklaruar lidhur me një incident me armë zjarri që ka ndodhur në Prishtinë, duke sqaruar se rasti nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.
“Arsyet nuk dihen, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka ndodhur më herët. Ky rast nuk e cenon procesin zgjedhor dhe nuk ka të bëjë me të. Nuk ka persona të ndaluar, ndërsa personat e përfshirë në ngjarje janë larguar. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Gashi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?