“Ftesa e Kurtit për prokurorinë, tendencë për të qenë i privilegjuar para ligjit”

Kreu i Qeverisë në vend se t’i përgjigjej ftesës së prokurorisë të fundjavës së kaluar, zgjodhi t’ia kthejë në një mënyrë jo të zakonshme, duke i ftuar prokurorët në kabinetin e tij. Ai injoroi edhe gazetarët duke refuzuar të përgjigjet për këtë çështje.
Ndonëse prokuroria nuk bëri të ditur rastin për të cilin është ftuar të dëshmojë kryeministri në media u tha se bëhet fjalë për rastin e rezervave shtetërorë, në të cilin është e implikuar edhe ministrja Rozeta Hajdari. Nohësi i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, zbërthen dilemën nëse kryeministri duhet të paraqitet në prokurori, apo kjo e fundit ta befasojë Kurtin në zyrën e tij.
“Me rëndësi është që prokuroria të zbardhë hetimet dhe nuk do duhej të ishte problem për prokurorinë që të shkojë të marr dëshminë e tij e rëndësishme është që nuk ka refuzuar të jap dëshminë sepse atëherë do ishte vepër penale:::::::::::::”, tha Baraliu për RTV21.
Avokati, Ardian Bajraktari, vlerëson se Kurti duhet t’i përgjigjet kërkesës së prokurorisë për faktin se para ligjit të gjithë janë të barabartë.
“Ftesa e tij që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij është tendencë për tu trajtuar ndryshe nga qytetarët e tjerë :::::::::::::::”, tha Bajraktari.
Qarqet analitike vlerësojnë se qëndrimi i kryministirit Kurti ndaj prokurorisë është vazhdimësi e përplasjeve të tij me sistemin e drejtësisë. Në këtë kuptim, analitët politikë e konsiderojnë tendencë për poena politikë në kohë fushate. Por, njohës të çështjeve ligjore ndajnë pikëpamje të ndryshme për këtë rast.
“Nuk përjashtohet mundësia që subjektet politike betejat ligjore tentojnë t’i kthejnë në beteja politike dhe t’i përdorin këto raste për të përfituar poena politik”, tha Bajraktari.
Rikujtojmë se Policia e Kosovës në gusht të vitit 2023 arrestoi afaristin, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të ministrisë së tregtisë nën dyshimin për keqpërdotim të rezervave shtetërore. Teksa, Muharremi u cilësua si njeri i afërt i qeverisë Kurti, për skandalin e rezervave shtetërore në cilësi të të dyshuarës ishte intervistuar edhe ministrja, Rozeta Hajdari. Në dosjen e prokurorisë thuhet se ministria e tregtisë kishte blerë 52.2 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro të cilat nuk erdhën asnjëherë në Kosovës përkundër pagesave të kryera për to./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?