Kaloni te përmbajtja kryesore

Fshatrat e Prizrenit rreth 100 orë pa rrymë, Haradinaj: Më 9 shkurt duhet me çu n’shpi këtë palaço qeveri

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se fshatrat e Prizrenit tani e 100 orë janë pa energji elektrike.

Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se njerëzit më mirë të blejnë dru tani deri në zgjedhje e me çu në shtëpi, siç shprehet ai, këtë palaço qeveri.

“Merreni me mend, në fundvit fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë. Fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit mbi 100 orë pa energji elektrike. Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri”, ka thënë Daut Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button