Kaloni te përmbajtja kryesore

Franca dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: I papranueshëm…

Për sulmin terrorist të ndodhur dje në veri të Kosovës që la të vdekur një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe të plagosur dy të tjerë, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.

Franca e ka dënuar një sulm të tillë duke e konsideruar si sulm të papranueshëm në Kosovës që la të vdekur një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.

Në këtë reagim, Franca ka thënë se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.

Parisi zyrtar konsideorn se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button