Fotografi e rrallë e tri ikonave të humorit “Treshi përsheshi”

Treshja e famshme Cima (Rasim Thaçi), Leci (Ibrahim Krajkova) dhe Qumili (Sevdai Radogoshi) që njihej si “Treshi përsheshi” vazhdojnë ende të jenë në mendjen e publikut shqiptarë për skeçet e shumta humori, që kohë më parë grumbullonin familje të shumta shqiptare përpara ekranit televiziv.
Së fundmi, është publikuar një fotografi e rrallë e tyre, moment ky si kthim në kohë për gjithë shikuesit.
Fotografia u publikua në profilin zyrtar të Rasim Thaçit, që pas vdekjes së tij po menaxhohet nga familjarët.
Fotografia është bërë në mesin e viteve 1994-1995, në Ulqin.
Kujtojmë se, nga tre personazhet e njohur, Leci dhe Cima, fatkeqësisht janë ndarë nga jeta.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?