“Finalja” e Shqipërisë kundër Moldavisë, formacionet zyrtare

Kombëtarja Shqiptare e futbollit është shumë afër që ta sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian Euro 2024, që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kuqezinjtë do të ballafaqohen sonte me Moldavinë në stadiumin “Zimbru” në Moldavi me fillim nga ora 18:00.
Një fitore eventuale do t’ia garantonte Shqipërisë kualifikimin si lider i Grupit E, përpara Republikës së Çekisë që është e dyta në grup me 11 pikë momentalisht, apo Polonisë si e treta me 10 sosh.
Shqipëria ka 13 pikë si lidere e grupit, por trajneri Silvinjo dhe lojtarët si Berisha e Hysaj kanë kërkuar përqendrim maksimal për përballjen me Moldavinë, duke e konsideruar atë si një finale të madhe.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe Shqipëria fitoi 2:0 kundër Moldavisë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?