Filmi i Leart Ramës jepet premierë botërore në festivalin e Locarno’s
Filmi i metrazhit të shkurtë “Four Pills ant Night” nga Leart Rama do ta ketë premierën botërore në festivalin e kategorisë “A Locarno Film Festival”.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një shkrimi në “Facebook”.
“Me një film për të xhiruar në të ardhmen e afërt, një regjisor zhvillon diçka më shumë sesa një lidhje profesionale me aktorin e tij. Kur ata shkojnë së bashku në një festë të mirë, gjërat marrin një kthesë të papritur. Mashtrim apo e vërtetë, të dy përfundojnë pa përgjigje”, thuhet në postimin e QKK-së.
Ky film ka të bëjë me dashurinë, që mund të ndodhë ndërmjet një djali dhe një vajze, dy vajzave ose dy djemve në çdo pjesë të botës, do të ishte akoma e njëjtë, të ndjehej e njëjtë. “Kjo është arsyeja pse ne jemi njerëz. Dashuri”, thuhet tutje në përshkrimin e filmit.
Filmi kualifikohet si kandidat i Locarno’s për Çmimet Evropiane të Filmit EFA./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?