Kaloni te përmbajtja kryesore

Filipçe konfirmon: Nuk do të ketë mësim online për Kërçovën dhe Strugën

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konfirmoi se Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon msëim online për Kërçovën dhe Strugën.
“Mëngjesin e sotëm Komisioni për Sëmundje Infektive ka shqyrtuar këto kërkesa, dhe është vendosur që kërkesat të mos pranohen, respektivisht që edhe atje shkollat duhet të nisin mësimin me prezencë fizike”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër I Shëndetësisë.
Kujtojmë që autoritetet lokale në Strugë dhe Kërçovë, ditë më parë kërkuan që për shkak të gjendjes me Covid-19 mësimi të zhvillohet online në këto dy komuna./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button