Kaloni te përmbajtja kryesore

Fetoshi: LDK në listën për deputetë, ka një koncetrim të madh të figurave politike dhe ekonomike

Analisti Arben Fetoshi në “Click” në RTV21 në lidhje me listat nga partitë për deputetë tha se LDK ka një koncentrim të madh të figurave politike dhe ekonomike.

“Ajo që kemi parë në tre listat që sot janë publikuar nga subjektet politike, unë mendoj që pjesa e parë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka koncentrim më të madh të figurave që janë profile ekonomike, ka një gjë të veqantë që do ta ndërlidhja me emrin e Doarsa Kica Xhelilit që e braktisi listesq Guxo që e braktisi në vitin 2022 dhe u bashkua me LDK-në”, tha Fetoshi.

Tutje sa i përket dërgesës së listave për deputetë në KQZ, Fetoshi thotë se dërgimi i listave është një praktikë e përsëritshme.

“Dërgimin e listave është përsëritje e praktikës së mëhershme kur për qudi partia më e madhe e vendit asnjëherë nuk arrin deri në minutat e fundit, unë besoj që kjo ka të bëjë me telashet në akomodimin e emrave dhe renditjet në listën votuese. Sepse edhe tek PDK- ja kam përshtypjen që doli pak pas orës 16:00 nëse nuk gaboj, që do të thotë KQZ-ja normalisht duhet t’I përgjigjet kësaj situate se nuk ka të bëjë me platformën online dhe është praktikë që e kemi parë në qdo proces zgjedhorë në të kaluarën”, tha ai. /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button