Kaloni te përmbajtja kryesore

Fetoshi: E kemi një kulturë që i referohet shprehja ‘Për inati të resë më dekt djali’

Profesori universitar, Arben Fetoshi ka qenë sonte në ”Click”, për të folur për politikat e jashtme të Kosovës.
Fetoshi ka theksuar se letra e nënshkruar nga 16 kongrestët amerikanë, ku Serbia portretizohet si aleate e SHBA-së, duhet të merret me shqetësim.

Mirëpo Fetoshi ka theksur se nuk i jap dramaticitet letrës, sepse procesi i njohjes varet nga përfundimi i dialogut në Bruksel.

Sipas Fetoshit nuk ka asgjë të keqe nëse Serbia gjakatare e dikurshme do të kthehet në një aleate SHBA-ve, madje një gjë e tillë nëse ndodh është në rregull.

Në lidhje me politikat hileqare në vend, Fetoshi ka thënë se e kemi një kulturë që i referohet shprehja ‘’Për inati të resë më dekt djali”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button